Bota

Mbreti belg e pranon publikisht: Regjimi ynë kolonial në Kongo ishte racist

BBC shkruan se rekordi kolonial i Belgjikës në DR Kongo ishte një nga më të përgjakshmet në Afrikë.

8 Qershor 2022, 22:12 Nga DOSJA
Mbreti belg e pranon publikisht: Regjimi ynë kolonial në Kongo ishte
Mbreti Philippe

BELGJIKË- Mbreti Philippe i Belgjikës ka dënuar racizmin e ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos nën sundimin kolonial të paraardhësve të tij. BBC shkruan se rekordi kolonial i Belgjikës në DR Kongo ishte një nga më të përgjakshmet në Afrikë.

“Ky regjim ishte një marrëdhënie e pabarabartë, e pajustifikueshme në vetvete, e karakterizuar nga paternalizmi, diskriminimi dhe racizmi”, tha ai.

Mbreti po fliste në ambientet e parlamentit të DR Kongos në Kinshasa. 

"Me rastin e udhëtimit tim të parë në Kongo, këtu, përpara popullit kongolez dhe atyre që vuajnë ende sot prej tij, dëshiroj të rikonfirmoj keqardhjen time më të thellë për këto plagë të së kaluarës," tha monarku 62-vjeçar.

Sondazh

Poll