Dënohet sërish Gruevski, Gjykata e Shkupit vendos konfiskimin e 30 selive të VMRO-DPMNE-së
Ky është vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Talir 2”, ndërsa konfiskimi përfshin edhe rreth 30 seli të tjera partiake.
MAQEDONIA E VERIUT- Pas shpalljes fajtor dhe dënimit me 6 vite burg për shpërdorim detyre ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski gjykata ka vendosur konfiskimin e të gjitha selive partiake.
Sipas mediave vendase, ky është vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Talir 2”, ndërsa konfiskimi përfshin edhe rreth 30 seli të tjera partiake.
Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski u dënua me gjashtë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i partisë Kiril Bozhinovski u dënua me dy vjet me kusht.
“Në një situatë kur vijon përgjegjësia penale për veprimet e ndërmarra kundërligjore, dhe përfitimi është që sendet e përfituara nga kryerja e veprës penale, të konfiskohen si nga autori ashtu edhe nga persona të tretë. Mesazhi është i qartë se në të ardhmen asnjë person përgjegjës në parti politike, apo struktura të tjera të shtetit, nuk duhet të guxojë të kryejë këtë apo një vepër tjetër të ngjashme penale…”, tha gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska.
Gjykata vendosi ta zhbllokojë tokën nën selinë partiake të VMRO-DPMNE-së. Sipas prokurorisë, kjo nuk do të ndikojë në konfiskimin e objektit.
“Kjo është e mundur, nuk është e pamundur. Nëse do të ishte e pamundur, gjykata nuk do të kishte vendosur ashtu siç vendosi. Ne e tërhoqëm propozimin për konfiskimin e tokës, sepse toka nuk është e përfshirë me veprën penale”, theksoi prokurori Ljubomir Lape.
Përfaqësuesi ligjor i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në gjykatë e lartë dhe theksojnë se synimi është që të rimerren të gjitha selitë jo vetëm ajo e Shkupit.
“Janë shkelur të drejtat e partisë politike VMRO – DPMNE. Përkatësisht, gjatë procedurës përfaqësuesi i partisë politike VMRO-DPMNE nuk është dëgjuar të komentojë për të gjitha këto rrethana. Do të theksoj vetëm një gjë, konfiskimi i gjithë pasurisë së një partie politike për shkak të disa veprimeve të disa të akuzuarve është jashtë çdo logjike të shëndoshë ligjore”, u shpreh Ruzhica Nikolovska, përfaqësuese ligjore e VMRO-DPMNE-së.
Sipas aktakuzës, Gruevski dhe Bozhinovski, si drejtues të VMRO-DPMNE-së nga viti 2011 deri në vitin 2016, kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre nga pozita e pushtetit për të siguruar një seli të re partiake me vlerë shtatë milionë euro.
Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.
Sondazh
Sulmoi policët për një gjobë, arrestohet ish-deputeti në Kosovë, Zafir Berisha: Më kanë provokuar
Zafir Berisha KOSOVË- Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, është a...
Turqia po planifikon fillimin e një operacioni kundër kurdëve në Siri
Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se synon fillimin e një operacioni ushtarak kundër luftëtarë...
Shtohen zërat për dorëheqjen e Papa Françeskut, vendos emërimin e kardinalëve të rinj
Papa Francesku VATIKAN- Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut sa vijnë e po shtohen ku në...
"Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë?', Lavrov vihet në siklet nga gazetari ukrainas
Lavrov dhe Çavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka udhëtuar sot drejt Ankarasë ku është takuar me ho...
E rëndë në Itali/ Burri vret ish-gruan, më pas gjendet i vdekur në makinë së bashku me partneren aktuale
ITALI- Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Today.it shkruan se një 42-vjeçarje serbe, nënë e dy...
Abazoviç do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 qershor
Abazoviç dhe Vuçiç MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë Samitit të sotëm të Open Ballkan në Ohër, Kryeministri i Ma...
VD-Partia Populiste doli nga qeveria në Bullgari, Kovaçevski dhe Vuçiç e marrin vesh LIVE (REAGIMI EPIK)
Vucic, Kovacevski dhe Rama MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të 5 liderëve ballkanik&eu...
Populistët largohen nga qeveria në Bullgari, Trifonov: Shkak Maqedonia dhe kriza ekonomike
Slavi Trifonov BULLGARI- Partia populiste bullgare 'Ka një popull të tillë' (ITN) do të largohet nga koalicioni qeverisës me kat&e...
Arrestohet shoferi 29-vjeçar që përplasi turmën e njerëzve në Berlin, ende nuk dihen shkaqet
Arrestimi i autorit GJERMANI- Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, i cili u fut në mes të një turme njerëzish në Berlin...
Për herë të tretë, avokati i Thaçit kërkon zhvendosjen e tij në Prishtinë ose në një vend që ka ofruar garanci
Hashim Thaci HAGË- Pala mbrojtëse e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka dorëzuar ditën e sotme pranë ...

