Bota

E rëndë në Itali/ Burri vret ish-gruan, më pas gjendet i vdekur në makinë së bashku me partneren aktuale

Today.it shkruan se një 42-vjeçarje serbe, nënë e dy fëmijëve, Lidia Miljkovic u vra në rrugë në Vicenza nga ish i dashuri i saj.

8 Qershor 2022, 17:10 Nga I.A

E rëndë në Itali/ Burri vret ish-gruan, më pas gjendet i

ITALI- Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Today.it shkruan se një 42-vjeçarje serbe, nënë e dy fëmijëve, Lidia Miljkovic u vra në rrugë në Vicenza nga ish i dashuri i saj. Krimi ndodhi mëngjesin e së mërkurës 8 qershor 2022 në lagjen Gogna, pikërisht në via Vigolo. Sipas asaj që u rikonstruktua, Lidia sapo kishte shoqëruar dy fëmijët e saj në shkollë dhe ishte kthyer në makinë kur ish-partneri i saj, me të cilin mund të ketë pasur një takim, ka nxjerrë një armë të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe ka hapur zjarr në drejtim të saj. Banorët e zonës raportuan se dëgjuan qartë një breshëri të shtëna (gjashtë sipas disa dëshmitarëve).

"Zhurma ishte e madhe dhe ne nuk e kuptuam menjëherë se çfarë kishte ndodhur," thanë dëshmitarët.

Pasi ka kryer krimin, burri ka lënë trupin e gruas të shtrirë në asfalt dhe është larguar. Ndërkohë që pas disa orëve vrasësi i dyshuar i Miljkovic u gjet i vdekur brenda një makine, të ndaluar në një zonë parkimi të Unazës Perëndimore të Vicenzës. Brenda makinës u gjet edhe trupi i një gruaje tjetër. Të dy kanë plagë me armë zjarri. Nuk përjashtohet që gruaja e vdekur të jetë partneri aktual. 

Sondazh

Poll