Bota

Sulmoi policët për një gjobë, arrestohet ish-deputeti në Kosovë, Zafir Berisha: Më kanë provokuar

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, ku u tha se Berisha ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

8 Qershor 2022, 18:49 Nga DOSJA
Sulmoi policët për një gjobë, arrestohet ish-deputeti
Zafir Berisha

KOSOVË- Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, ku u tha se Berisha ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

Ndërkohë Berisha në një intervistë tha se nuk është e vërtetë që ka penguar ndonjë zyrtar policor, por se i është vën një gjobë sepse e kishte parkuar makinën para Shoqatës së Veteranëve. Por, sipas tij, ai nuk ishte i vetmi që e kishte parkuar veturën aty, por i vetmi që u gjobit.

Nuk është e vërtetë që kam penguar ndonjë zyrtar policor, por për disa ditë rresht dikush nga Policia para Shoqatës së Veteranëve më vendos tiketë denimi për parking edhe pse dhjetëra vetura tjera të parkuara nëpër parking e trotuare e më keq se e imja ishin të parkuara dhe nuk kishin tiketa dënimi. Tipin në fjalë nuk e njoh por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuese dhe me qëllim për të cilin pres përmes organeve të drejtësisë ta sqaroj sepse si kam borxh me ardhe me m’çit gaz pa arsye”, -tha ai.

Sondazh

Poll