Bota

VD-Partia Populiste doli nga qeveria në Bullgari, Kovaçevski dhe Vuçiç e marrin vesh LIVE (REAGIMI EPIK)

Nga pamjet e publikuara shihet se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç shohin me habi njëri-tjetrin.

8 Qershor 2022, 16:04 Nga d.a
VD-Partia Populiste doli nga qeveria në Bullgari, Kovaçevski dhe
Vucic, Kovacevski dhe Rama

MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të 5 liderëve ballkanikë, të gjithë u informuan "LIVE"se Partia Populiste në Bullgari ishte tërhequr nga koalicioni qeverisës. Nga pamjet e publikuara shihet se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç shohin me habi njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski tha se ai nuk mund të flasë për politikën e brendshme të Bullgarisë por mund të flasë për vendin e tij dhe tha se ata kërkojnë një zgjidhje të përhershme.

Bullgari ka vendosur veton në 2020 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke 'djegur' kështu dhe Shqipërinë, për hapjen e negociatave për statusin e vendit kandidat në BE. Bullgaria insiston që Maqedonia të njohë në Kushtetutë minoritetin dhe të drejtat e bullgarëve që ndodhen në vend.

Sondazh

Poll