Bota

Shtohen zërat për dorëheqjen e Papa Françeskut, vendos emërimin e kardinalëve të rinj

Nëse varësia e Papës nga karriget me rrota është një faktor themelor në këto spekulime, ato janë përforcuar nga vendimi i tij për të mbledhur një konsistencë më 27 gusht dhe për të vendosur 21 kardinalë të rinj, duke përfshirë 16 nën moshën 80 vjeç, të cilët do të kishin të drejtën e votës. 

8 Qershor 2022, 18:06 Nga d.a
Shtohen zërat për dorëheqjen e Papa Françeskut, vendos
Papa Francesku

VATIKAN- Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut sa vijnë e po shtohen ku në kishë dhe qarqet më të afërta me të po qarkullon me siguri se Papa do të dorëhiqet.

Nëse varësia e Papës nga karriget me rrota është një faktor themelor në këto spekulime, ato janë përforcuar nga vendimi i tij për të mbledhur një konsistencë më 27 gusht dhe për të vendosur 21 kardinalë të rinj, duke përfshirë 16 nën moshën 80 vjeç, të cilët do të kishin të drejtën e votës. 

Ky fluks i madh do të thotë se Françesku do të ketë përzgjedhur më shumë se 60% të figurave që do të zgjedhin zëvendësin e tij, duke rritur shanset për një pasardhës me të njëjtën ideologji dhe qëndrim si ai. Për disa vëzhgues të Vatikanit, kjo është një shenjë se Françesku ndjen urgjencën për të përgatitur kishën për largimin e tij.

Papa ka thënë më parë se nuk e përjashton dorëheqjen nëse forcat e tij nuk janë mjaftueshëm të forta për të kryer detyrat e tij.

Ndërkohë, në audiencën e sotme, Papa Françesku foli edhe një herë për pleqërinë ku citoi fjalët e aktores italiane, Anna Magnani, e cila tha: "Mos i prek rrudhat, m'u deshën kaq shumë vite për t'i pasur ato". Rrudhat janë simbol i përvojës, i jetës, e një pjekurie”.

Papa ka thënë më parë se nuk e përjashton dorëheqjen nëse forcat e tij nuk janë mjaftueshëm të forta për të kryer detyrat e tij.

Sondazh

Poll