Bota

VIDEO/ Një automjet përplaset me turmën në Berlin, një i vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Martin Dams tha se incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare popullore Kurfuerstendamm në perëndim të kryeqytetit gjerman.

8 Qershor 2022, 12:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Një automjet përplaset me turmën në Berlin, një

GJERMANI- Autoritetet gjermane thonë se një automjet u përplas me këmbësorët në Berlin të mërkurën, duke plagosur rreth 30 persona dhe vrarë një, sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve.

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Martin Dams tha se incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare popullore Kurfuerstendamm në perëndim të kryeqytetit gjerman.

Ai tha se drejtuesi i dyshuar i veturës është arrestuar, ndërkohë që nuk është ende e qartë nëse incidenti ishte rezultat i një aksidenti ose nëse shoferi kishte hyrë qëllimisht mbi turmën, tha Dams.

Aktualisht nuk ka informacion të mëtejshëm mbi incidentin që ndodhi pranë skenës së sulmit vdekjeprurës më 19 dhjetor 2016, kur Anis Amri, një azilkërkues tunizian me lidhje me grupet islamike, ndaloi një kamion, vrau shoferin e tij dhe u fut me të në një treg Krishtlindjesh, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sondazh

Poll