Aktualitet

Sherri me sende të forta në Ksamil, policia shpall në kërkim 4 të rinjtë

Ngjarja ndodhi në Ksamil, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç.

8 Qershor 2022, 09:46 Nga A.B
Sherri me sende të forta në Ksamil, policia shpall në kërkim
Policia Sarande

SARANDË- Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim katër të rinj, pas sherrit të djeshëm, ku u plagosën tre persona. Ngjarja ndodhi në Ksamil, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Ksamil referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit: Gj. A., 22 vjeç; K. P., 21 vjeç; E. M., 22 vjeç, dhe S. A., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr:1, Ksamil, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit A. A., 49 vjeç; L. A., 46 vjeç dhe F. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Sherri mes tyre nisi për shkak të një konflikti në lidhje me pronën. 

Sondazh

Poll