Aktualitet

Tritol në lokal dhe në dyqan, Noizy i vë gishtin autorin: Dyshoj te Cllevio

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

8 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
Tritol në lokal dhe në dyqan, Noizy i vë gishtin autorin: Dyshoj
Noizy dhe momenti nga sherri

DURRËS- Reperi Noizy ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me tritol në lokalin e tij në Durrës. Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Clevioll, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Sondazh

Poll