Aktualitet

Shpërthim me tritol në bizneset e Noizy-t në Durrës, 2 ditë më parë rrahu Cllevion (PISTAT)

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, duke qenë se në atë orë, të dy bizneset janë të mbyllur, por dëmet materiale kanë qenë të shumta edhe për makinat e parkuara rreth bizneseve.

8 Qershor 2022, 07:25 Nga A.B
Shpërthim me tritol në bizneset e Noizy-t në Durrës, 2
Noizy

DURRËS- Shpërthim me tritol në bizneset e reperit Rigels Rajku, të njohur me emrin e artit si Noizy! Dosja.al mëson se lënda plasëse është vendosur nga disa persona ende të paidentifikuar në dyqanin e rrobave ‘Illyrian Bloodline’ që noddhet në katin e parë të një godine dykatëshe. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, saqë ka arritur rë shkaktojë dëme edhe në katin e dytë, ku ndodhet një tjetër biznes i këngëtarit, ‘Rigels Shisha Lounge’. Të dy bizneset rezultojnë me pronësi të përbashkët në QKB nga reperi dhe anëtarë të familjes së tij. Ndërsa si godinë, është marrë me qira nga babai i këngëtarit, Bashkim Rajku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotë dhe sasia e tritolit që ka shpërthyer llogaritet të jetë rreth 150-200 gram. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, duke qenë se në atë orë, të dy bizneset janë të mbyllur, por dëmet materiale kanë qenë të shumta edhe për makinat e parkuara rreth bizneseve. Fqinjët kanë treguar se janë zgjuar të alarmuar nga zhurma që ka shkaktuar lënda plasëse dhe se të gjitha xhamat e makinave u janë thyer.

Vetë Noizy ka treguar se i vetmi person me të cilin ka konflikte është Kleviol Ahmeti, reperi Cllevio Serbiano, të cilin e dhunoi dy ditë më parë pikërisht para lokalit që iu vu sot tritoli. Dhe kjo përplasje është kthyer në pistën kryesore ku janë fokusuar hetimet. Por, nuk përjashtohen konflikte të tjera të këngëtarit që jo rrallë herë është përfshirë në përplasje me 'rivalët' në botën e muzikës. 

Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Cllevios?

Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u dhunua nga Noizy me datë 6 Qershor. E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale përmes mesazheve. Ishte Noizy ai që i dërgoi një mesazh Cllevios për ta paralajmëruar, por ky i fundit nuk u ndal. Udhëtimi me makina luksoze për të bërë shioq para lokalit të këngëtarit nuk shkoi siç ishte planifikuar. Cllevio u kthye në Lushnje i dhunuar e me shenja të shumta, por telashet për të nuk u ndalën me aq. Ai u vu në pranga pasi kishte thyer edhe masën e siguriës 'arrest shtëpie'. Në polici ai kallëzoi këngëtarin për dhunë dhe Noziy e babai i tij, Bashkim Rajku, po ndiqen penalisht.

Sondazh

Poll