Aktualitet

Tritoli në lokal? Policia: U vendos në dyqanin e rrobave të babait të Noizy-t, e kishte me qira

Policia sqaron se shpërthimi ka ndodhur në orën 04:24 në lagjen numër 13 në Durrës.

8 Qershor 2022, 07:59 Nga A.B
Tritoli në lokal? Policia: U vendos në dyqanin e rrobave të
Policia Durres

DURRËS- Lënda plasëse është vendosur në dyqanin 'Illyrian' i cili është marrë me qira nga i ati i reperit Noizy, Bashkim Rajku. Policia sqaron se shpërthimi ka ndodhur në orën 04:24 në lagjen numër 13 në Durrës. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Sondazh

Poll