Aktualitet

Kush është grupi i ri në Elbasan?/ Artan Hoxha: Prokurorët belgë kanë mësuar shqip

Artan Hoxha tha se kemi një grup kriminal që bën vrasje por nuk i djeg makinat.

7 Qershor 2022, 23:50 Nga k.m
Kush është grupi i ri në Elbasan?/ Artan Hoxha: Prokurorët
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për Elbasanin, sipas tij një nga qendrat më të rëndësishme të krimit në vendin tonë. I ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, ai theksoi se teksa ka ndjekur konfliktin e dy grupeve kriminale, që kishin edhe mbështetje politike, çuditërisht shfaqet në skenë një grup vrasësish që nuk po ndiqnin skemën që kishin ndjekur ngjarjet e deri atij momenti në Elbasan.

Hoxha tha se kemi një grup kriminal që bën vrasje por nuk i djeg makinat.

“Nuk digjeshin më makinat. E kam thënë, që kur bëhet një vrasje, zjarrfikësi duhet të jetë gati se një makine do t’i vihet shkrepësja. Nga fundi i vitit 2018 ndodhi një ngjarje, masakra e bradasheshit, u vranë tre shtetas, mes tyre një turk, sa kishin ardhur nga Holanda, deri në dhjetor 2019 ndodhën 7 vrasje, dhe 7 personat sapo kishin ardhur nga jashtë. Po i vriste dikush që kishte informacion të klasifikuar,"-tha Hoxha.

Ndërsa foli edhe për dëshminë që dha në Belgjikë, ku shtoi se hetuesit e atjeshëm po hetojnë në Shqipëri për një mori çështjesh. Madje, Artan Hoxha tha se dy nga prokurorët belgë të cilët ai i ka ndeshur teksa po jepte dëshminë, kishin mësuar shqip.

"Ata kanë filluar të vijnë shumë. Në një televizion belg kam thënë nëse ju hyni në Shqipëri, kishte ndodhur një vrasje në Shqipëri që kishte lidhje me një ngjarje në Belgjikë, u kam thënë nëse vini të hetoni do mblidhni kufomat në rrugët tuaja dhe ashtu ndodhi. Ata kishin një gjë shumë interesante, në korridoret e policisë gjyqësore federale, gjeta dy oficerë që flisnin shqip, jo vetëm po na hetojnë, por kanë mësuar gjuhën shqipe që të mos kenë nevojë për përkthyes,"-shtoi ai.

 

Sondazh

Poll