Aktualitet

'Vrasjen e vëllait të ish-deputetit Noka'/ Klodiana Lala paralajmëron: Do ketë gjakderdhje të mëdha

Gazetarja Klodiana Lala tha se disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha

8 Qershor 2022, 00:13 Nga DOSJA
'Vrasjen e vëllait të ish-deputetit Noka'/ Klodiana Lala
Klodiana Lala

TIRANË- Vrasja e Naim Bajrit, për gazetaren Klodiana Lala ka ardhur si pasojë e një betejë e ashpër midis disa grupeve kriminale në vend, që janë të fuqishëm në zonën e Niklës, Shijakut dhe Shkodrës. E ftuar në emisionin "Open", gazetarja Lala tha se disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha, pasi prej këtij grupimi ka ardhur dhe vrasja e vëllait të një ish-deputeti në Lezhë.

PJESË NGA BISEDA:

Ish-prokurori Beçi: Një vrasje që mund të fillonte për trafik të paligjshëm mund të përfundonte në një sagë gjakmarrjeje. Motivi duke pasur në konsideratë dhe profilin e viktimave mund të ketë më shumë lidhje me gjakmarrjen se sa grupet kriminale.

Lala: I jap të drejtë. Jo pa qëllim e lidha me rastin e vrasjes së Bardhok Pllanaj pasi ishte njeri që ruante balanca, pasi vrasja e tij krijoi shumë përplasje mes grupeve kriminale në Shkodër, në Nikël dhe Lezhë. Janë kryer shumë hetime dhe kontrolle nga policia por nuk është gjetur asnjë pjesëtar apo i afërm i familjes së tij për ta marrë në pyetje. Pajtohem me zotin prokuror, përsa kohë thotë është gjakmarrje por kanë ndryshuar dhe balancat e krimit.  Sot që flasim janë disa grupe kriminale.

Janë një grup nga Fushëkuqja, një nga Lezha dhe një nga Shijaku që janë bërë bashkë dhe po godasin nga dy drejtime. Ata po godasin në Shkodër nga ku besohet se erdhi vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe më andej me grupin e Niklës, nga besohet se erdhi dhe vrasësi. Po flas sepse kamë parë dokumente që provojnë çka po ndodh nën rrogoz. E them këtë sepse nëse në veri dikush do vritet për motivet e hakmarrjes dhe më pas ngatërrohet me gjakmarrjen, do të krijohet një sagë që s’dihet ku do të përfundojë. E vetmja mënyrë është që shteti të ndërhyjë pasi do të derdhet gjak. Policia e Shtetit është duke monitoruar se cila nga familjet do të dërgojë persona te familja tjetër për të kërkuar faljen e gjakut dhe të betohen se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.

Sondazh

Poll