Aktualitet

U arrestua në Kukës/ Ballist Morina: Drejtësia shqiptare ka probleme serioze, më sulmojnë qëllimisht

Ismail (Ballist) Morina tha se tha se sot për sot në Shqipëri akuzohet si spiun serb, ndërsa e cilëson si të padrejtë shoqërimin e tij në Polici pak javë më parë. 

7 Qershor 2022, 23:28 Nga DOSJA
U arrestua në Kukës/ Ballist Morina: Drejtësia shqiptare ka
Ismail (Ballist) Morina

TIRANË- Ismail (Ballist) Morina komentoi ndalimin e fundit nga policia. Morina tha se strukturat e drejtësisë shqiptare kanë probleme serioze profesionale. I ftuar në emisionin 'A Show' në Syri Tv, ai tha se tha se sot për sot në Shqipëri akuzohet si spiun serb, ndërsa e cilëson si të padrejtë shoqërimin e tij në Polici pak javë më parë. 

"Flasin për mua kur jam dënuar nga Gjykata Tiranë, e shkruar e zeza mbi të bardhë që shërbimin e provës duhet ta bëja në Kukës, papritmas na thonë që duhet të bëhet në Durrës. "Pra, do kisha qenë dakord që të gjejmë një kompromis mes etocentrizmit dhe ksenocentrizmit, duke qenë se ka shumë ksenocentrizëm dhe pëlqehet shumë e huaja, detyrimisht e jona lihet pas dore. Nuk më befason kjo pjesë. Bëhet për një qëllim të caktuar."-deklaroi Morina.

Nëse ja kanë falur serbët ngritjen e dronit me flamurin në mes të Beogradit, Morina tha i prerë se serbët nuk do e donin atje. E po ashtu, ai theksoi se Serbisë nuk i intereson Ismail Morina në Beograd se do të prishte punët e ‘Ballkanit të Hapur’

"Kemi një proces që quhet Ballkani i Hapur dhe kjo është ironia e fatit për mua që më ndihmon në mënyrë paradoksale, kemi një proces që nuk mendoj se Serbisë në këtë moment do i interesonte Ismail Morina në Beograd se do prishte punët e 'Ballkanit të Hapur'. S'mund të jem pro kësaj nisme,"-shtoi ai.

I riu, i cili njihet si shqiptari që ngriti flamurin gjatë ndeshjes në Beograd, u vu në pranga nga policia kufitare më 25 maj kur po kthehej nga Kosova, ishte i shpallur në kërkim pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Sondazh

Poll