Aktualitet

Anila Hoxha: Helikopterët ‘Cougar’ një lëmsh korrupsioni! Zjarri s'shuhet me shkarpa

Anila Hoxha tha se helikopterët “Cougar” në Shqipëri janë një lëmsh korrupsioni dhe shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.

7 Qershor 2022, 23:22 Nga k.m
Anila Hoxha: Helikopterët ‘Cougar’ një lëmsh
Anila Hoxha

TIRANË- Zjarri në ishullin e Sazanit ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Në lidhje me këtë temë gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në "Top Story" u shpreh se niveli i përgatitjes së Ministrisë së Mbrojtjes në këto raste është shumë minimalist dhe aspak profesionist. Hoxha tha se helikopterët “Cougar” në Shqipëri janë një lëmsh korrupsioni dhe shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.

"Duket sikur jo vetëm është mallkim por është edhe një lëmsh korrupsioni në rastin më të keq. Jam marrë me këtë investigim nga gushti 2021, ku kam botuar një investigim dhe ishte pikëshit “cougar” i fundit. Situata në atë kohë ishte e nderë, teknikët dhe pilotët me shpirt dhe humanizëm e morën përsipër rrezikun, edhe pse ky cougar nuk e kishte kryer manualin. Pasi për orë fluturimi dhe qëndrimi kërkohet mirëmbajtje. Por kur shteti nuk investon fillon falimentimi i këtij helikopteri. Ai pësoi defekt me vetëm katër orë fluturim, ky helikopter vazhdon të shkaktojë jo etëm dëm për buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera. Helikopteri i parë supozohej që do të transportonte të gjitha autoritetet e larta shqiptare. Ushtarakët këmbëngulnin se nuk duhej një helikopter VIP por gjithëpërfshirës. Teorikisht jemi shumë në rregull dhe I kemi kapur standartet, vitin e kaluar u rrezikuan jo vetëm pasuritë por edhe jeta e banorëve në fshatin Dukat. Mënyra se si duhet të funksionojë emergjenca civile duhej të ishte krejt ndryshe. Tani në terren, ka vetëm katër zjarrfikëse, si mund të menaxhohen zjarre në një vend si Vlora? Në Gjirokastër gjithashtu është e njëjta situatë,"-tha Anila Hoxha.

Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë neutralizuar vetëm pas katër ditësh dhe falë ndërhyrjes së avionit “Canadair CL 415”, i ardhur si mbështetje nga Greqia. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete dhe dy anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët.

Sondazh

Poll