Aktualitet

Hidhet në erë makina e efektivit në Kavajë, Policia jep informacionet e para

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në parkingun e një pallati në orën 22:50, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

7 Qershor 2022, 23:24 Nga DOSJA
Hidhet në erë makina e efektivit në Kavajë, Policia jep
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mjetit të efektivit Lulzim Muça i kanë vendosur tritol. Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në parkingun e një pallati në orën 22:50, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me shkaqet që kanë sjellë vendosjen e tritolit në mjetin e Muçës. 

NJOFTIMI I PLOTë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip "Opel" në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sonte, Kavaja u trondit nga tritoli që i ishte vënë makinës së policit, i cili shërbente pranë forcave të Rrugores prej 4 vitesh, ndërsa ende nuk dihet se kush mund të fshihet pas ngjarjes.

 

Sondazh

Poll