Aktualitet

“Një prej helikopterëve që shkoi për servis në Zvicër desh u rrëzua në Itali”, Peleshi: S’është e vërtetë

Lala tha se një prej 4 helikopterëve që ishte nisur për servis në Zvicër, desh ishte rrëzuar në Itali dhe se aktualisht ai ndodhej në një kapanon në këtë shtet.

7 Qershor 2022, 22:33 Nga I.A
“Një prej helikopterëve që shkoi për servis në
Klodiana Lala dhe Niko Peleshi

TIRANË- Një tjetër përplasje mes gazetares Klodiana Lala dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi për faktin nëse ka apo jo helikopterë vendi ynë për të fikur zjarrin. E ftuar në Open në News 24, Lala tha se një prej 4 helikopterëve që ishte nisur për servis në Zvicër, desh ishte rrëzuar në Itali dhe se aktualisht ai ndodhej në një kapanon në këtë shtet. Ndërkohë që Peleshi e mohoi këtë gjë.

Lala: Ka në informacion nga një kamapnon në Itlai, ku thuhet se i katërti, pas remontit në zvicër u nis për në Shqipëri dhe desh u rrëzua në Itali. Po mbahet atje në një kapanon në Itali

Peleshi: Nuk është e vërtetë..

Lala: Merruni me vartësit tuaj, por burimet e mia janë të vërteta. Shqipëria e merr ndihmën nga shtetet në kuadër të mbrojtjes europiane. Çështja është që kur marrin në kohë këtë ndihmë, kur ka tërmete, zjarre apo përmbytje. S’do të flasim, pa dhënë shifra, pa nxjerrë sekretin, a ka lidhur ministria e Mbrojtjes një kontratë me kompani private që të vijë nën raste emergjence një flotë?

Sondazh

Poll