Aktualitet

Përplasja me SPAK, Artan Hoxha: S'e nxjerr dot dëshminë e Dumanit, shkoj unë në vendin e tij pastaj...

Artan Hoxha tha se nuk mund të nxjerrë dëshminë e plotë për të, pasi mund të përfundojë edhe vetë nën hetim. Kjo për nxjerrje të sekretit hetimor.

7 Qershor 2022, 21:14 Nga k.m
Përplasja me SPAK, Artan Hoxha: S'e nxjerr dot dëshminë e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për deklaratën e Nuredin Dumanit se Ilir Meta ka porositur një vrasje.

I ftuar në emisionin “A show”, Artan Hoxha tha se nuk mund të nxjerrë dëshminë e plotë për të, pasi mund të përfundojë edhe vetë nën hetim. Kjo për nxjerrje të sekretit hetimor.

“SPAK thotë kjo gjë nuk është thënë, por unë nëse e nxjerr shkoj unë brenda se është sekret hetimor. Sipas ligjit të ri, nuk e nxjerr dot diçka nëse është sekret shtetëror. Kur nxorra videon e atij që mbushte hundët me kokainë, nuk ndodhi gjë. Nuk i bënë analizat, as për fijen e flokut. Se nuk kishin interes. Edhe në rastin kontrekt, nuk më interesonte që të merresha me Metën. Mua më intereson që të merren më inceneratorët. Ajo si ngjarje, e shpejtësi ndëshkimi,”-tha Artan Hoxha.

Pak kohë më parë, ai tha se Dumani kishte bërë me dije se presidenti Ilir Meta kishte kërkuar vrasjen e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Noka, Aleksandrin. Por SPAK reagoi dhe bëri me dije se në dëshminë e tij, kreu i shtetit nuk është përmendur.

Sondazh

Poll