Aktualitet

“Të sfidoj në Prokurori”, Peleshi-Prençit: Po më ngacmove më, do të...

Të ftuar në emisionin Open në News 24, Prençi e ka kritikuar dikasterin e drejtuar nga Peleshi për një plan të gabuar për përballimin e zjarreve, pasi sipas tij duheshin përdorur helikopterët të parët he më pas forcat tokësore të ushtrisë.

7 Qershor 2022, 22:19 Nga DOSJA
“Të sfidoj në Prokurori”, Peleshi-Prençit: Po
Shemsi Prenci dhe Niko Peleshi

TIRANË- Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi kanë debatuar ditën e sotme përsa i përket zjarreve që për katër ditë shkrumbuan ishullin e Sazanit. Të ftuar në emisionin Open në News 24, Prençi e ka kritikuar dikasterin e drejtuar nga Peleshi për një plan të gabuar për përballimin e zjarreve, pasi sipas tij duheshin përdorur helikopterët të parët he më pas forcat tokësore të ushtrisë.

Ndërkohë ministri Peleshi i është përgjigjur duke kërkuar nga Prençi që të mos devijoj prej të vërtetës pasi i ka drejtuar Emergjencat Civile dhe e kupton shumë mirë planin që është ndjekur për shuarjen e flakëve.

Peleshi: Ne kemi reflektuar që ta bëjmë më mirë. Prej dy vitesh kemi bërë marrëveshje me NATO-n që të marrim më shumë eksperiencë. Tre helikopterë i kemi çuar te Agjencia e Prokurimit të NATO-s.

Prençi: Përse zoti Peleshi duhet të marrim ty për modelin e të vërtetës që ke 30 minuta që i bie rrotull dhe nuk thua të vërtetën për forcat ushtarake që kanë për detyrë mbrojtjen civile.

Peleshi: S’mund të kënaq egon tënde duke thënë që forcat ushtarake janë zero. Rrini gjithë ditën nëpër banaqe dhe shani e fyeni.

Prençi: Jo unë thashë q  ë flota e armatosur nuk është në gatishmëri.

Prençi: Ju jeni modeli më i mirë i gënjeshtrës.

Peleshi: Po të më ngacmoni më tepër mund të them edhe diçka më shumë, por nuk dua të dal nga kornizat zyrtare. Se po ta them e di  që nuk ke për të shkuar më nëpër banaqe.

Prençi: E ftoj dhe e sfidoj ministrin të ballafaqohemi këtu në Open ose prokurori. E sfidoj se pretendoj që jam me të vërtetën.

Sondazh

Poll