Aktualitet

“T’i heqim qafe familjen”/ Si sipërmarrësi italian u bë pjesë e bandës së Elvis Demçes, fitonte 80.000 euro çdo muaj

I ati i binjakëve Federico dhe Valentino Luciani, të cilët kanë përfunduar në burg, është sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese. E nga biznesi siguronte çdo muaj 80 mijë euro.

7 Qershor 2022, 21:25 Nga DOSJA
“T’i heqim qafe familjen”/ Si sipërmarrësi italian u
Elvis Demçe

ITALI- Policia italiane ka vendosur në pranga dy vëllezër binjakë, të cilët akuzohen për trafik kokaine. Pas kapjes së tyre me doza të shumta kokaine dhe hashashi kanë dalë në dritë edhe detaje të tjera, ku i ati i tyre ishte i përfshirë në rrjetin kriminal të shqiptarit të frikshëm Elvis Demçe, i cili kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë.

I ati i binjakëve Federico dhe Valentino Luciani, të cilët kanë përfunduar në burg, është sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese. E nga biznesi siguronte çdo muaj 80 mijë euro. Në vitin 2021, babai i tyre Tonino kishte përfunduar në sferën e trafikut të kokainës dhe rrjetit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Njerëzit e Demçes kishin vizituar vilën e sipërmarrësit në Velletri dhe kishin porositur nga një njeri të besuar të blinte “një bazukë për t’u përdorur kundër” bandave rivale. Një sulm që nuk ndodhi, por përgjimet nxorën në dritë detaje të errëta se çfarë planifikonte të kryente banda e Demçes.

“Vëlla, jam unë, ma gjej emrin dhe mbiemrin e tij. T’i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të flasë me vete.”

Ndërsa në shtëpi, babai i dy binjakëve kishte 4000 doza kokainë dhe 20000 kanabisi. Një biznes, ai i drogës, është gjithmonë më me shumë vlerë.  E në mesin e nëntë arrestimeve të karabinierëve, nën koordinimin e prokurorit të Velletri, janë edhe binjakët Federico dhe Valentino Luciani, djemtë e sipërmarrësit të ndërtimit Tonino, me interesa edhe në klubin e futbollit Cavese. Dy vëllezërit përfunduan në burg, të akuzuar për trafik droge dhe se kishin nën kontroll organizimin e tregut të drogës.

Konteksti kriminal që nxit trafikun e drogës ka qenë gjithmonë shumë aktiv në zonën e Velletrit ku mafia shqiptare ka kërkuar të ushtrojë dominimin e saj edhe pse së fundmi është dobësuar nga reagimi i policisë italiane, por që gjithsesi mbetet agresive.

Marrë nga La Reppublica

Sondazh

Poll