Aktualitet

“Gënjen, s’ke asnjë helikopter në gatishmëri”, Peleshi-Prençit: Atë fjalë tërhiqe mbrapsht

Të ftuar në emisionin 'Open' në News 24, tha se asnjë vend nuk i ka shuar zjarrin që në ditën e parë.

7 Qershor 2022, 22:09 Nga I.A
“Gënjen, s’ke asnjë helikopter në
Niko Peleshi dhe Shemsi Prençi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka debatuar me ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Të ftuar në emisionin 'Open' në News 24, tha se asnjë vend nuk i ka shuar zjarrin që në ditën e parë. Ndërkohë që Prençi tha se në Shqipëri nuk ka asnjë helikopter në gatishmëri për zjarret.

Prenci: Kam unë vërejtje për punën tënde sepse si drejtues i Ministrisë së Mbrojtje prej tri vitesh keni katandisur flotën, është mëse kriminale. Përse nuk keni bërë procedurën e kontratave, përse nuk fiken zjarret në ditën e parë pro në ditën e shtatë. Por flenë gjumë gjithë ditën dhe shkojnë në plazh, s’kemi vërejtje për krehjen e flokëve, por për punën.

Peleshi: Nuk preferoj të bëj retorika politike. Ajo që tha Prenci nuk është e vërtetë , helikopteri Kuger viti e kaluar ka qenë në punë

Prenci: Asnjë minutë

Peleshi: Më dëgjo këtu tani

Prenci: Gënjen, s’ke asnjë helikopter në gatishmëri

Peleshi: Fjalën ‘gënje’ tërhiqe mbrapsht. Nuk ka asnjë vend që ka shuar zjarrin që ditën e parë. Është djegur Athina. Edhe vendet që kanë më shumë mundësi e mjete ajrore s’kanë arritur ta fikin ditën e parë. Unë nuk jam ekspert zjarresh, as Canadair CL 415 nuk e shuan dot zjarrin nëse nuk ndërhyhet nga toka… Është e vërtetë që në Sazan mund të ketë municione të paplasura dhe ndërhyrja ishe serioze.

Lala: Sapo thatë që në atë ishull kishte municione të paplasura dhe ju dërguat Forca të Ushtrisë

Peleshi: Jo në Sazan por Forcat e Armatosura prej vitesh dërgojnë në Letoni për çminime. Jo vetëm në Sazan por gjithë Shqipëria ka municione të paplasura. Forcat e Armatosura përballen me rrezikun, patjetër që janë të trajtuar.

Sondazh

Poll