Aktualitet

'PUMA' u përdor për herë të parë! PAMJET nga sipër Sazanit, si dukeshin pemët që digjen nga ajri

Ministri Niko Peleshi bën me dije se ëstë përdorur sistemi amerikan i fluturimit pa pilot, i njohur si "Puma".

7 Qershor 2022, 19:46 Nga k.m
'PUMA' u përdor për herë të parë! PAMJET nga
Pamje nga ajri

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka sjellë pamje nga lart, nga ishulli i Sazanit, i cili për 3 ditë u përfshi nga flakët. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi bën me dije se ëstë përdorur sistemi amerikan i fluturimit pa pilot, i njohur si "Puma".

"Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B", për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA. Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji,"-tha Ministria e Mbrojtjes.

Sondazh

Poll