Bota

Lufta i shkatërroi shkollën, 16-vjeçarja ukrainase rikthehet në rrënojat ku duhej të dilte e diplomuar

Historia është shpërndarë nga halla e saj, Anna Episheva në Facebook e cila ka publikuar dhe fotot teksa 16-vjeçarja Valerie pozon e veshur me të kuqe, me një dekolte të thellë dhe një fund të gjerë si princeshë. Ky është fustani që Valerie, një vajzë, duhej të vishte në festën e maturës por shkolla e saj në Kharkiv u shkatërrua nga bombat ruse. 

7 Qershor 2022, 17:39 Nga d.a
Lufta i shkatërroi shkollën, 16-vjeçarja ukrainase rikthehet
Valerie

UKRAINË- Ajo është rikthyer e veshur me një fustan të kuq në ndërtesën ku do të diplomohej këtë vit, teksa ajo është shkatërruar nga bombat ruse.

Historia është shpërndarë nga halla e saj, Anna Episheva në Facebook e cila ka publikuar dhe fotot teksa 16-vjeçarja Valerie pozon e veshur me të kuqe, me një dekolte të thellë dhe një fund të gjerë si princeshë. Ky është fustani që Valerie, një vajzë, duhej të vishte në festën e maturës por shkolla e saj në Kharkiv u shkatërrua nga bombat ruse. 

"Mbesa ime duhej të mbaronte shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe miqtë e saj blenë fustane dhe mezi prisnin këtë ditë. Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua drejtpërdrejt. Sot ajo u kthye në atë që kishte mbetur nga shkolla e saj dhe planet e saj."-shkroi ajo.

Në foto shihet Valerie me fustanin e mrekullueshëm por me shprehje të trishtuar pasi shumë pak ka mbetur pak nga instituti që ajo ndoqi studimet dhe nga i cili duhej të ishte diplomuar këtë vit, tavani u shkatërrua plotësisht nga shpërthimet, asnjë shenjë e dyerve, muret me tulla të kuqe janë të ekspozuara dhe të shkatërruara, toka e mbuluar me rrënoja. 

 

Sondazh

Poll