Bota

Një rrjet pakistanezësh i lidhur me sulmin e vitit 2020 në Charlie Hebdo është çmontuar në Itali, 14 të arrestuar

Hetimet që kanë bërë të mundur konstatimin e ekzistencës së celulës së terroristëve, që vepronte në provinca të ndryshme italiane dhe në disa vende evropiane, që i atribuohen një grupi më të madh të përbërë nga pakistanezë, të gjitha kontakte të Zaheer Hassan Mahmud.

7 Qershor 2022, 15:52 Nga DOSJA
Një rrjet pakistanezësh i lidhur me sulmin e vitit 2020 në
Policia italiane

ITALI- Hetimi i nisur nga policia e Genovas dhe e kryer nga Antiterrorizmi, me përfshirjen e zyrave kundër terrorizmit të Spanjës dhe Francës të koordinuara nga qendra evropiane kundër terrorizmit të Europolit, ka vënë në pranga 14 persona.

Sipas mediave vendase, hetimet që kanë bërë të mundur konstatimin e ekzistencës së celulës së terroristëve, që vepronte në provinca të ndryshme italiane dhe në disa vende evropiane, që i atribuohen një grupi më të madh të përbërë nga pakistanezë, të gjithë në kontakt me Zaheer Hassan Mahmud.

Ky i fundit, më 25 shtator 2020, u shfaq me një thikë në dorë përpara ndërtesës së revistës Charlie Hebdo, ku në një sulm në janar të 2015 vdiqën 12 persona. Pas arrestimit ai u tha hetuesve se donte të ndëshkonte revistën satirike për botimin e ri të karikaturave të Profetit Muhamed, pa e ditur megjithatë se redaksia kishte lëvizur. Në fakt, që nga sulmi i vitit 2015, selia e Charlie ka qenë në një vend të fshehtë dhe të mbrojtur. 

Kështu, atë mëngjes të shtatorit 2020, Mahmoud plagosi një burrë 36-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare, dy punonjës të një agjencie shtypi me bazë në ndërtesë dhe që kishin zbritur për të pirë një cigare.

Sondazh

Poll