Bota

Një burrë nis të qëllojë në praninë e fëmijëve në Greqi, arratiset nga vendngjarja

Të shtënat u dëgjuan brenda shkallëve të pallatit ku më pas është larguar nga vendngjarja. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku pasi janë ngjitur në katin e katërt kanë mësuar se çfarë kishte ndodhur.

7 Qershor 2022, 17:28 Nga DOSJA
Një burrë nis të qëllojë në praninë e
Pamje nga vendngjarja ne Greqi

GREQI- Një skenë e paimagjinueshme terrori ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Finikasit në lindje të Selanikut. Një burrë ka thyer derën e xhamit të një pallati dhe është ngjitur në banesën ku ndodheshin fëmijët e tij. Në gjendje të turbullt dhe duke u ngjitur në katin e katërt ka qëlluar të paktën pesë herë dhe më pas është larguar nga vendi.

Sipas mediave greke, të shtënat u dëgjuan brenda shkallëve të pallatit ku më pas është larguar nga vendngjarja. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku pasi janë ngjitur në katin e katërt kanë mësuar se çfarë kishte ndodhur. Tre fëmijët e mitur, të cilët nuk kishin lëndime, janë dërguar në komisariatin lokal ndërsa tragjedia e rastit është se gruaja e tij ndodhet në spital pasi sot ka sjellë në jetë fëmijën e katërt.

Autori, në tentativë për t'u arratisur është përplasur me një makinë që drejtohej nga një grua në fillim të Unazës pranë një supermarketi. Nga informacionet paraprake thuhet se autori është edhe qiramarrës i një apartamenti në katin e katërt të pallatit, jashtë së cilës ka hapur zjarr. Forcat e forta të policisë që ndodhen menjëherë në vendngjarje, transportuan në Repart tre fëmijë dhe një të ri, ndërsa brenda banesës u gjet një sasi e madhe droge. Sipas informacioneve, pistoleta e përdorur nga burri gjatë episodit në Finikas ishte 9 mm.

Sondazh

Poll