Aktualitet

Kriptomonedha virtuale dhe kanabis, arrestohet 31-vjeçari në Durrës  

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij, i riu me iniciale A.K gjithashtu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, mallra kontrabandë si dhe shitje e armëve të ftohta.   

7 Qershor 2022, 17:37 Nga I.A
Kriptomonedha virtuale dhe kanabis, arrestohet 31-vjeçari në
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi u kap prodhuar monedha virtuale. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij, i riu me iniciale A.K gjithashtu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, mallra kontrabandë si dhe shitje e armëve të ftohta.   

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të monedhave virtuale (Bitcoin), organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Multifunksional", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Fshehja e të ardhurave", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Sondazh

Poll