Aktualitet

Zjarret - VIDEO/ Pamje nga Sazani, Roja Bregdetare paralajmëron gazetarët

6 Qershor 2022, 22:15 Nga DOSJA

Zjarret - VIDEO/ Pamje nga Sazani, Roja Bregdetare paralajmëron

VLORË- Syri TV sjell pamje të situatës së zjarrit në Sazan edhe gjatë pasdites, ku flakët vijojnë të djegin masivisht pyjet. Teksa po filmonin pamje direkte të ishullit nën flakë, grupi i xhirimit të Syri TV u paralajmërua nga rojet bregdetare që të largoheshin nga zona për shkak të rrezikut nga shpërthimi i municioneve.

Prej më shumëse 48 orësh zjarri ka vijuar të djegë çfarë ka gjetur përpara në pjesën lindore të ishullit të Sazanit në Vlorë. I favorizuar nga era si dhe nga bimësia e tharë, vatra e zjarrit nuk po njeh ndalim në orët e fundit. Nga ana tjetër përpjekjet e forcave zjarrfikëse të Vlorës atyre te ushtrisë dhe policisë, duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll flakët.

Marrë nga Syri.net

Sondazh

Poll