Aktualitet

2.2 mln m2 tokë në bregdetin e Kavajës u jepen "investitorëve strategjikë", çfarë premtohet

Sipërfaqja e projektit është 412 hektarë ku një pjesë e tokës është private dhe një pjesë tjetër shtetërore. Vlera që kompania ka premtuar se do të investojë në ndërtimin e vilave dhe hotelit është 450 milionë euro. Ndërtimi i tyre do të zgjasë 10 vite. Sipërfaqja e projektit është 412 hektarë ku një pjesë e tokës është private dhe një pjesë tjetër shtetërore. Vlera që kompania ka premtuar se do të investojë në ndërtimin e vilave dhe hotelit është 450 milionë euro. Ndërtimi i tyre do të zgjasë 10 vite.

6 Qershor 2022, 18:37 Nga DOSJA
2.2 mln m2 tokë në bregdetin e Kavajës u jepen
Foto ilustruese

2,2 milionë metra katrorë tokë u janë dhënë investitorëve strategjikë në bregdetin e Kavajës. Një nga perlat turistike që po u vihet në dispozicion privatëve është plazhi i Kalasë së Turrës. Komiteti i Investimeve Strategjike më 5 prill ka miratuar projektin për Marina Hills që do të ndërtohet nga FINSEC Development.

Sipërfaqja e projektit është 412 hektarë ku një pjesë e tokës është private dhe një pjesë tjetër shtetërore. Vlera që kompania ka premtuar se do të investojë në ndërtimin e vilave dhe hotelit është 450 milionë euro. Ndërtimi i tyre do të zgjasë 10 vite.

Kompania fituese zotërohet në 70% të saj nga Finsec LTD, e regjistruar në Zvicër dhe ka për administrator Artan Krajën, ndërsa 30 % e aksioneve të saj zotërohen nga Greg Xhillari.

E njëjta zonë zhvillimore më herët i është dhënë kompanisë Mediterranean Wave për të investuar 50 milionë euro në resorte dhe vila. Kjo përplasje projektesh e ka rrudhur projektin e Marina Hills në vetëm 163 hektarë. Pavarësisht kësaj, Finsec do të ruajë të njëjtin investim dhe numër të punësuarish, por tashmë projekti është më i vogël.

Finsec është një kompani e cila në maj të vitin 2013 mori me koncesion për 35 vjet ndërtimin e një marine turistike me emrin Porto Albania, në një gji shumë pranë plazhit të Kalasë së Turrës. Vlera e investimit ishte 35.8 milionë euro dhe do shtrihej në një sipërfaqe prej 17 hektarësh.

Por ende dhe sot pas 9 vitesh projekti nuk ka përfunduar.

Marrë nga Euronews

Sondazh

Poll