Aktualitet

Grabitja me "SCREAM" në Koplik/ Polici pa vjedhjen e bankës, por s'reagoi. Nisin hetimet

Edhe pse u përball me mjetin e agresorëve polici nuk veproi, edhe pse keqbërësi kaloi pranë tij më armë dhe paratë e vjedhura. Por edhe disa minuta më pas, efektivi nuk ka reaguar ç’ka ka ngritur dyshime tek ai.

6 Qershor 2022, 19:13 Nga k.m
Grabitja me "SCREAM" në Koplik/ Polici pa vjedhjen e bankës,
Pamje nga grabitja

MALËSI E MADHE- Grabitja e një filiali banke në Koplik ka risjellë edhe njëherë vëmendjen tek efikasiteti i ndërhyrjes së uniformave blu në raste të ndryshme, pikërisht kur përballen me keqbërësit. Siç bëhet me dije nga “OraNews”, një efektiv i policisë kufitare në Shkodër është vënë në hetim, pasi nuk reagoi në grabitjen e bankës në Koplik.

Edhe pse u përball me mjetin e agresorëve polici nuk veproi, edhe pse keqbërësi kaloi pranë tij më armë dhe paratë e vjedhura. Por edhe disa minuta më pas, efektivi nuk ka reaguar ç’ka ka ngritur dyshime tek ai. Mosveprimi i tij ka bërë që Agjensia e Mbiqyrjes Policore ka nisur hetimet për efektivin që ndodhej në mjet.

Sipas burimeve një grup i postashëm është ngritur për të verifikuar pozicionin e tij si dhe veprimet që ai ka ndërmarrë edhe pse duket se në momentet e para ka zënë një pjesë të rrugës. Nuk përjashtohet mundësia që efektivi të ketë bashkëpunuar me grabitësit. Ndërsa efektivi ka bërë me dije se ka tentuar t’i bllokojë rrugën por nuk ka arritur. Në këto kushte ai ka vënë në dijeni sallën operative të Policisë së Shkodrës.

Ndërkaq për 3 personat e arrestuar për ngjarjen po verifikohen dhe raste të tjera të grabitjeve. Më konkretisht ata dyshohen të jenë autorët e hyrjes me dhunë në familjen Tinaj në Vermosh, ku një çift të moshuarish u dhunuan dhe u lidhën me litar. Për këtë arsye janë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe po krahasohen me ato të gjetura në vendin e ngjarjes.

Bekim Gurraj, e dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, morën 18 milionë lekë të vjetra nga banka duke lënë punonjësit të terrorizuar. Ngjarja ka ndodhur më 9 maj, por të rinjtë u prangosën gati një muaj më vonë.

Sondazh

Poll