Aktualitet

Zbulohet 'piromani' i Sazanit! Të etur për të gjetur fajtorin, zgjedhin heroin e Ramës

Ministria e Mbrojtjes e akuzon si zjarrvënës ndërkohë që ai është zjarrfikës, e jo një person i panjohur por Luan Kapaj. Ky i fundit është i njohur për heroizmin e tij duke shpëtuar disa njerëz në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndizte një zjarr të kontrolluar.

6 Qershor 2022, 19:28 Nga DOSJA

 

Zbulohet 'piromani' i Sazanit! Të etur për të gjetur
Luan Kapaj dhe Edi Rama

 

VLORË- Ministria e Mbrojtjes është e “etur” për të gjetur një shkaktar për zjarrin që ka pushtuar ishullin e Sazanit, por s’dihet pse. Sot, në të gjithë mediat online është shpërndarë një video ku duket një person sipas Ministrisë vë zjarrin në një zonë tyë pyjëzuar në zonën e Sazanit. Ministria e Mbrojtjes e akuzon si zjarrvënës ndërkohë që ai është zjarrfikës, e jo një person i panjohur por Luan Kapaj. Ky i fundit është i njohur për heroizmin e tij duke shpëtuar disa njerëz në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndizte një zjarr të kontrolluar. Madje, kjo video e dërguar gazetarëve privatisht, thuhet se Policia gjoja ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha. Por ka pasur një problem që Dosja.al e ka reflektuar edhe në shkrimin e parë, si ka mundësi që dikush e filmon “piromanin”, por nuk e ndalon? Përgjigjia paska qenë më e thjeshtë seç mendohej…

Ja teksti te shperndare nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes:

"Një video që dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve ka zbuluar një person që dyshohet të jetë autor njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Policia bën me dije se ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha. Nga videoja e siguruar, personi duket që del nga një vatër e sapondezur zjarri. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar atë të ndërmarrë një veprim të tillë, por Kodi Penal në fuqi parashikon ndëshkime deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë në Shqipërië. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.''

Po kush është Luan Kapaj?

Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij. Më vonë, pikasi edhe vjet teksa prej javësh 'luftonte' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë. Në dhjetor 2019, kryeministri Edi Rama i ka dhënë atij medaljen e artë të vlerësimit profesional zjarrfikësit të Vlorës, pasi mori pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Durrës pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

"Ndodh që kur dikush bën mirë një punë, njerëzit thonë 'detyrën po bën', por dallimin e bën pikërisht përkushtimi dhe cilësia në kryerjen e detyrës. Me shumë respekt dëshiroj të dorëzoj këtë medalje dhe të them se jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj për gjithçka,"- i tha Rama.

Nëse ministria do të bënte propagandë, të paktën të gjenin një person jo të njohur. Megjithatë pse e duan patjetër që të raportohet sikur në ishullin e Sazanit ka pasur zjarrvënie të qëllimshme? Ç’po thuret?

Sondazh

Poll