Aktualitet

Zjarri në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes: Efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri

Po ashtu, ai shton se trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë.

6 Qershor 2022, 20:21 Nga DOSJA
Zjarri në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes: Efektivët e FA
Foto ilustruese

VLORË- Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit, kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ky i fundit ka shtuar se rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Po ashtu, ai shton se trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë.

"Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse,"-tha Ministria e Mbrojtjes.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

Sondazh

Poll