Bota

‘Duket gomari’/ Luftë edhe në rrjet, plas KEQ sherri mes zyrtarëve të Ukrainës dhe Hungarisë

Gjithçka nisi nga kryeparlamentari hungarez, Laszlo Kover, i cili dënoi qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ndaj kombeve të tjera.

6 Qershor 2022, 16:26 Nga DOSJA
‘Duket gomari’/ Luftë edhe në rrjet, plas KEQ sherri mes
Viktor Orban dhe Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Një konflikt i ashpër ka nisur mes zyrtarëve ukrainas dhe hungarezë. Mes Kievit dhe Budapestit shpërtheu një mosmarrëveshje e ashpër diplomatike, gjatë së cilës zyrtarë të lartë të të dy vendeve shkëmbyen ofendime dhe vunë në dyshim gjendjen mendore të të tjerëve. Gjithçka nisi nga kryeparlamentari hungarez, Laszlo Kover, i cili dënoi qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ndaj kombeve të tjera.

“Nuk më kujtohet ndonjë lider i një vendi që ka nevojë për ndihmë të flasë kundër dikujt në mënyrën se si bëri presidenti Zelenskyy, jo vetëm kundër Hungarisë, por edhe kundër ish-kancelares gjermane”, tha Kover në një intervistë për HirTV lokale.

Por nuk u ndal me kaq, edhe shtoi: Kërkesa agresive e Zelenskyyt për ndihmë të huaj mund të jetë pasojë e "problemeve të tij personale mendore". Duhen kërcënuar armiqtë, jo ata që duan për miq. Ka një lloj problemi mendor personal dhe nuk e di se çfarë mund të bëhet.

Këto deklarata shkaktuan një përçarje diplomatike në Kiev, me zyrtarët që shanë Hungarinë në tërësi dhe vetë Koverin. Zëvendës-shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andrei Sibig vuri në dyshim shëndetin mendor të Kover.

"Ti e dallon gomarin nga veshi dhe budallain nga muhabeti. Mendja e shkurtër ka një gjuhë të gjatë,"-shkroi Sibiga në Facebook. Zyrtari akuzoi gjithashtu Hungarinë se "me kokëfortësi" vazhdon të hedhë baltë në Ukrainë dhe të fshijë krimet ruse. Kievi e ka kritikuar vazhdimisht Hungarinë për mungesën e perceptuar të mbështetjes në konfliktin e vazhdueshëm, si dhe për mosgatishmërinë e saj për të ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë.

Vendi është shumë i varur nga nafta dhe gazi rus dhe kryeministri Viktor Orban arriti të "ndryshojë kurs" për të kufizuar embargon e naftës të BE-së në dërgesat e naftës nga deti. Po ashtu hoqi dhe Patriarkun Kirill nga "lista e zezë" e individëve të sanksionuar. Ato lëshime që ai bëri ndikuan rëndë si në Kiev ashtu edhe në Bruksel. Të gjithë kritikave, Orban iu përgjigj kështu: Nuk më interesojnë vendet e tjera dhe Ukraina. Unë jam hungarez nga kombësia dhe nuk dua të humbas vendin tim për shkak të idiotëve që vendosën maskarën në qendër të Europës, e me kë? Me Rusinë.

Marrë nga Kurir

Sondazh

Poll