Bota

I zunë pemët e rrëzuara nga era e fortë, vdes 30-vjeçari dhe lëndohet një grua në Prishtinë

Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës e cila në një njoftim zyrtar konfirmoi se viktimë ka mbetur një burrë rreth të 30-ve dhe një grua është lënduar.

6 Qershor 2022, 16:05 Nga DOSJA
I zunë pemët e rrëzuara nga era e fortë, vdes
Pamje nga incidenti

KOSOVË- Një burrë ka humbur jetën ndërsa një grua është lënduar pas rrëzimit të pemëve në qendër të Prishtinës pas erërave të forta.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës e cila në një njoftim zyrtar konfirmoi se viktimë ka mbetur një burrë rreth të 30-ve dhe një grua është lënduar.

Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Nga meteorologët ishte parashikuar një përkeqësim moti sot në kryeqytetin e Kosovës. Erërat e forta që kanë pushtuar Prishtinën kanë rrëzuar disa lisa në lagjen 'Pejton' ku aty pranë ndodheshin disa makina të parkuara.

Sondazh

Poll