Bota

E akuzojnë për lajme të rreme, Rusia gjobit REL-in me 20 milion rubla

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur transmetuesin Radio Liberty/Radio Evropa e Lirë, e mbështetur nga SHBA, me 20 milionë rubla (325,214 dollarë) për atë që konsideron të jetë përmbajtje “fake” në lidhje me pushtimin e fundit të Rusisë në Ukrainë.

6 Qershor 2022, 15:56 Nga DOSJA
E akuzojnë për lajme të rreme, Rusia gjobit REL-in me 20 milion
REL

RUSI- Radio Evropa e Lirë është gjobitur me 20 milionë rubla për transmetimin e asaj që gjykata ruse i konsideron informacione të rreme rreth luftës në Ukrainë.

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur transmetuesin Radio Liberty/Radio Evropa e Lirë, e mbështetur nga SHBA, me 20 milionë rubla (325,214 dollarë) për atë që konsideron të jetë përmbajtje “fake” në lidhje me pushtimin e fundit të Rusisë në Ukrainë, sipas raporteve nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Mbikëqyrësi rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi faqet e internetit të Radio Evropa e Lirë dhe disa media të tjera të huaja në fillim të marsit.

Sondazh

Poll