Bota

Përplasje te Kuvendi i Kosovës/ Veteranët tentojnë të futen brenda, policia rrethon zonën

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK u përshkallëzua kur veteranët tentuan që të futen brenda Kuvendin.

6 Qershor 2022, 11:15 Nga DOSJA
Përplasje te Kuvendi i Kosovës/ Veteranët tentojnë të
Pamje nga protesta në Kosovë

KOSOVË- Veteranët kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendin e Kosovës. Protesta e tyre nisi në orët e para të mëngjesit pasi kanë shprehur pakënaqësi pasi janë lënë jashtë nga projektligji i propozuar nga Qeveria për rritjen e pagës minimale.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK u përshkallëzua kur veteranët tentuan që të futen brenda Kuvendin. Një kordon policësh u pozicionua menjëherë përpara institucionit më të lartë ligjvënës.

Ky projektligj do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2022, 10:20

Nis sot Java e Krenarisë në Kosovë

Parada e Krenarisë KOSOVË- Në Kosovë sot që prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komuni...