Bota

Gërxhaliu: Kosova nuk do të jetë pjesë e nismës "Ballkan i Hapur" për sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të sulmohet vetëm se nuk pranoi të ishte pjesë e nismës pë sa kohë nuk pranohet si shtet nga Serbia.

6 Qershor 2022, 10:59 Nga DOSJA
Gërxhaliu: Kosova nuk do të jetë pjesë e nismës
Safet Gërxhaliu

KOSOVË- Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë të hënën se presioni për “Ballkanin e Hapur”, duhet të jetë mbi Serbinë si ideatore e nismës, e jo ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të sulmohet vetëm se nuk pranoi të ishte pjesë e nismës pë sa kohë nuk pranohet si shtet nga Serbia.

"Presioni për këto iniciativa e në rend të parë për Open Balkan duhet të bëhet nga ana e ideatorëve të kësaj ideje mbi Serbinë që të pranojë Kosovën si të barabartë dhe jo gjithënjë Kosova të jetë e sulmuar për mos pjesëmarrje në këtë iniciativë dhe në veçanti është për t’u brengosur qasja dhe diskursi i kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama i cili çdoherë e fajëson Kosovën për mos pjesëmarrje dhe asnjëherë nuk investon për të bindur Serbinë që të sheh realitetin e Ballkanit Perëndimor më ndryshe e në veçanti ta prezantojë këtë ide si kreative, inovative, zhvillimore dhe futurologjike”,- ka thënë ai.

Kjo erdhi pasi së fundmi kryeministri i Kosovës refuzoi ftesën nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në “Baallkanin e Hapur”.

Përveq Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka sinjale që edhe Mali i Zi do t’i bashkohet iniciativës. Kjo pas ardhjes në pushtet të Dritan Abazoviqit në krye të ekzekutivit malazez. Ndërkohë Kosova s’ka ndryshuar qëndrim, duke pretenduar se e “Ballkani i Hapur” nuk garanton stabilitet.

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2022, 10:20

Nis sot Java e Krenarisë në Kosovë

Parada e Krenarisë KOSOVË- Në Kosovë sot që prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komuni...