Bota

Gjilani mbetet sërish pa ujë, rrëfimet e banorëve për këtë krizë

Reduktimet e furnizimit me ujë sipas banorëve zgjasin disa ditë

6 Qershor 2022, 10:23 Nga d.d

Gjilani mbetet sërish pa ujë, rrëfimet e banorëve për

KOSOVË-Banorët në lagjen Arbëria në qytetin e Gjilanit patën një periudhë me mungesë të ujit të pijshëm. Reduktimet e furnizimit me ujë sipas banorëve zgjasin disa ditë. Lagjia Arbëria nuk është e vetmja që po përballet me këtë problem.

"Këto katër, pesë ditë nuk kemi patur uji si ka qenë punë ne nuk e dim", tha një banor Meredin Zymeri.

Në video shihet teksa banorët mbushin disa kova për të patur rezerva uji. Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijeshëm ka patur edhe në lagjet Dardania 1 dhe 2. Në një intervistë të banorëve në televizionin e Kosovës "T7", ata janë shprehur se ndërprerja e ujit ka zgjatur disa ditë.

Ata thonë se në moment që uji ka ardhur sërish ka qenë i trubullt, i papastër. Gjatë muajve të verës Komuna e Gjilanit përballet me mungesë të furnizimit të ujit të pijes, e kjo ishte premtuar të zgjidhej edhe gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale.

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2022, 10:20

Nis sot Java e Krenarisë në Kosovë

Parada e Krenarisë KOSOVË- Në Kosovë sot që prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komuni...