Aktualitet

GJKKO zgjat afatin për pezullimin e Edvin Priftit, SPAK çel hetim të ri për mjekun

SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun e cila do të hetohet nga prokurori Sotir Kllapi.

6 Qershor 2022, 10:25 Nga A.B
GJKKO zgjat afatin për pezullimin e Edvin Priftit, SPAK çel hetim
Edvin Prifti

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti. SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun e cila do të hetohet nga prokurori Sotir Kllapi.

Hetimi ka nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë, pasi u operua nga mjeku Prifti.

Kardiokirurgu u vu në hetim për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyr, kqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta. 

Sondazh

Poll