Aktualitet

DETAJE/ Si u çel ‘dosja e re’ për mjekun Edvin Prifti, pacientja vdiq pasi e mjekoi kardiokirurgu

Nuk dihen emra apo detaje të tjera rreth problemit shëndetësor që ka pasur pacientja në fjalë.

6 Qershor 2022, 10:42 Nga F.M
DETAJE/ Si u çel ‘dosja e re’ për mjekun Edvin Prifti,
Edvin Prifti

TIRANË- Mjeku Edvin Prifti është rivendosur nën hetim nga autoritetet pasi një djalë ka bërë një denoncim kundrejt tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton se djali i një pacienteje ka bërë një denoncim ndaj kardiokirurgut. Pacientja në fjalë mësohet se ka ndërruar jetë vetëm pak kohë pasi është mjekuar nga Prifti.

Nuk dihen emra apo detaje të tjera rreth problemit shëndetësor që ka pasur pacientja në fjalë, por nisur nga ky denoncim, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Kardiokirurgu u vu nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Më pas, ai u lirua.

Sondazh

Poll