Bota

Mesazhi i Hashim Thaçit nga burgu për zyrtarët e PDK-së: Nëse ju jeni të bashkuar, unë e tejkaloj sfidën

Këtë mesazh Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike

6 Qershor 2022, 09:27 Nga DOSJA

 

Mesazhi i Hashim Thaçit nga burgu për zyrtarët e PDK-së:
Hashim Thaçi

KOSOVË-Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, iu ka dhënë një mesazh aktivistëve dhe zyrtarët të partisë së PDK që të qëndrojnë të bashkuar.

"Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, madje nuk e ndjej hiç", tha Thaçi.

Këtë mesazh Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

“Teksa ishim duke ardhur me Endritin djalin e ish-presidentit Thaçi këtu bashkë, pata rastin të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura.


Hashim, ndodhet në paraburgim në Hagë për më shumë se 18 muajsh, pasi akuzohet për krime lufte.

 

 

Sondazh

Poll