Bota

Nis sot Java e Krenarisë në Kosovë

Gjatë paradës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajnë një fjalim.

6 Qershor 2022, 10:20 Nga DOSJA
Nis sot Java e Krenarisë në Kosovë
Parada e Krenarisë

KOSOVË- Në Kosovë sot që prej orës 18:00 nis Java e Krenarisë, në mbështetje të komunitetit LGBT. Parada do të nisë nga Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut si dhe Mundësi të Barabarta e Kundër Diskriminimit.

Gjatë paradës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajnë një fjalim. Gjithashtu pitet që për pos figurave politike në Kosovë, prezent do të jenë edhe disa prej ambasadorëve të vendeve perëndimore.

Java e Krenarisë këtë vit zhvillohet në kohën kur ka debat për Kodin Civil, në atë projektligj mundësohet që anëtarët e komunitetit LGBT të martohen.

Më 16 mars të këtij viti kishte dështuar votimi i “Kodit Civi”, në Kuvendin e Kosovës. Një pjesë e deputetëve të partisë në Lëvizjen Vetëvendosje ishin kundër projektligjit për shkak se përfshinte nenin që lejonte anëtarët e komunitetit LGBT të lidhin bashkësi familjare. Projektligji për Kodin Civil do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës për votim përsëri.

Sondazh

Poll