Aktualitet

FOTO- Hapet në korrik tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë

Tuneli do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

6 Qershor 2022, 09:55 Nga A.B
FOTO- Hapet në korrik tuneli i Skërficës në aksin
Tuneli

TIRANË- Më datën 2 korrik të këtij viti, do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq – Delvinë, së bashku me tunelin e Skërficës. Ky aks do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë. Këtë e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë pamjet nga tuneli që do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

MIRËMËNGJES dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll