Aktualitet

Çmimi i naftës! Ç'ndodh në Lezhë, Tomorri: Majtas 236 lekë, djathtas 248, Berisha i shkundi

Tomorri ka ndarë një foto e cila tregon se si ndryshojnë çmimet nga një karburant në tjetrin.

6 Qershor 2022, 07:18 Nga DOSJA
Çmimi i naftës! Ç'ndodh në Lezhë, Tomorri:
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një foto në rrugë në Lezhë ku shikohet si çmimi i karburantëve rritet nga bordi i qeverisë dhe se sa është realisht ai i tregut. Tomorri ka ndarë një foto e cila tregon se si ndryshojnë çmimet nga një karburant në tjetrin. Ai shkruan se kjo është mënyra se si qeveria i mbron qytetarët, e se Berisha i shkundi kur kërkoi që bordi të jepte dorëheqjen.

POSTIMI:

Kjo foto eshte nje kryeveper E bere para 2 oresh afer Lezhes. Majtas, me te verdhe me cmimin 236 leke per liter eshte tregu. Djathtas me cmimin 248 leke per liter eshte bordi i qeverise. Bordi i qeverise u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga spekulantet e tregut. Dmth bordi, qe cakton cmimin 248 leke per liter u ngrit per te mbrojtur qytetaret nga ky spekulanti majtas, qe po e shet me 236 leke per liter. Ja keshtu i mbron qeveria gjithmone qytetaret. Ne 9 vjet keshtu na ka mbrojtur. Ne dysh dmth. Ah dhe nje gje. Te premten qe shkoi kishte nje plan qe bordi te mblidhej serish. Me formulen e bordit cmimi dilte 260 leke per liter. Por doli Berisha i shkundi paradite dhe nuk ja u mbajti. Shikoni Plattsin. Cmimi 248 leke per liter eshte fiksuar ne daten 1 qershor. Plattsi u mbyll me 1270 dollare toni. Te premten shkoi 1320 dollare. E kishin gati shkopin prape keta. Por u doli situata nga duart sepse shume pika filluan te dezertonin nga karteli.

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2022, 21:29

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...