Aktualitet

Ironia në rrjet! Sejko: Sikur të vepronim me Sazanin me të njëjtën urgjencë si me Bajramin

Ndoshta, gjërat do të ishin më ndryshe.

5 Qershor 2022, 22:39 Nga DOSJA
Ironia në rrjet! Sejko: Sikur të vepronim me Sazanin me të
Sazani në flakë

TIRANË- Djegia e ishullit të Sazanit ka sjellë edhe reagimet e para në rrjet. Genc Sejko, activist dhe i njohur për memet që bën shkruan se flaket në ishull kanë nevojë për një përgjigje urgjente. Madje me ironi shton se urgjenca me të cilën shteti iu përgjigj lirimit dhe zgjedhjes së Bajram Begajt si President, duhej ta kishin përdorur me Sazanin. Dhe ndoshta, gjërat do të ishin më ndryshe.

“Sikur t‘i përgjigjeshim djegies së Sazanit me të njëjtën urgjencë që iu përgjigjëm lirimit dhe zgjedhjes së Bajramit gjërat do ishin ndryshe sot,”- shkruan Sejko.

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, por pa rezultat. Mjetet vetme që kanë ata janë degët e pemëve.

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2022, 21:29

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Ishulli i Sazanit në flakë VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i ...