Aktualitet

Shpërthimi i transformatorit, policia jep detaje: Shkak, shkëndija elektrike

25 Korrik 2019, 10:38 Nga DOSJA
Shpërthimi i transformatorit, policia jep detaje: Shkak, shkëndija

TIRANE- Policia e Shtetit jep informacion lidhur me shpërthimin e transformatorit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia njofton se janë dëmtuar 3 persona të cilët janë punonjës të firmës së rekonstruksionit që ndodhet pranë transformatorit ku ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shpërthimi i fuqishëm i transformatorit ndodhi sot në një kantier ndërtimi në një bisnes në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Punonjësit sipas OSHEE ndërhynë në sistemin dritave duke lenë pa energji elektrike gjithë zonën e Kasharit. Transformatori ka shpërthyer pranë firmës së rikonstruksionit “4A-M”, duke i marrë jetën punonjësit të kompanisë Gjergji Sula. Ai u plagos bashkë me kolegët e tij, Fari Collaku dhe Sari Collaku,

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi i transformatorit ne tirane shperthimi i transformatorit ne tirane

Sondazh

Poll