Aktualitet

Shpërthimi i transformatorit, OSHEE: Punëtorët ndërhynë në sistemin e OST

25 Korrik 2019, 10:52 Nga DOSJA
Shpërthimi i transformatorit, OSHEE: Punëtorët ndërhynë

TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njofton se shkak për shpërthimin e transformatorit të tensionit të lartë është bërë fakti se dy punëtorë të kompanisë “4Am” kanë ndërhyrë në linjë. Kjo sipas OSHEE, ka bërë që e gjithë zona e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit të jetë pa energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez. Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura. Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

Shpërthimi i fuqishëm i transformatorit ndodhi sot në një kantier ndërtimi në një bisnes në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Punonjësit sipas OSHEE ndërhynë në sistemin dritave duke lenë pa energji elektrike gjithë zonën e Kasharit. Transformatori ka shpërthyer pranë firmës së rikonstruksionit “4A-M”, duke i marrë jetën punonjësit të kompanisë Gjergji Sula. Ai u plagos bashkë me kolegët e tij, Fari Collaku dhe Sari Collaku,

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet oshee shperthimi i transformatorit ne tirane oshee shperthimi i transformatorit ne tirane

Sondazh

Poll