Aktualitet

Aleanca marrëveshje me PD për mbrojtjen e Teatrit: Kur opozita të vijë në pushtet, restaurohet godina e anulohet ligji spec

25 Korrik 2019, 05:44 Nga DOSJA
Aleanca marrëveshje me PD për mbrojtjen e Teatrit: Kur opozita të

TIRANË- Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Partia Demokratike kanë nënshkruar sot marrëveshjen mes tyre për moslejimin e shembjes së dy teatrove.

Marrëveshja është firmosur nga Lulzim Basha në emër të të gjithë opozitës së bashkuar dhe nga përfaqësues të artistëve. Kjo marrëveshje ka 6 pika kryesore, ku theksohet se nuk do të lejohet shembja e godinës; do të anulohet ligji special; kompleksi i teatrove do të shpallet “Ansambël Monument Kulture”, do të vijojë deri në fund beteja dha PD do të mbështes gjithmonë Aleancën si dhe do të vihen para përgjegjësisë të gjitha ta që donin të shembenin teatrin.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur sheshi i Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental ësthë kthyer në një shesh proteste, dhe jo më larg se 48 orë më parë nisi rrethimi i godinës me policë, pasi shumë shpejt mund të nis dhe shembja e ndërtesave.

Ndërkohë që nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit Edi Rama. Rama thotë se shfaqja e opozitës tek teatri, është shprehje e sikleteve që e shoqërojnë atë. Ndërsa Veliaj ka theksuar se projekti i ri i Teatrit Kombëtar do të zhvillohet. 

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit. Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

(F.G/J.V/A.B/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha marreveshja pd-aleance neritan licaj ngujimi te teatri protesta te teatri kombëtar edi rama lulzim basha marreveshja pd-aleance neritan licaj ngujimi te teatri protesta te teatri kombëtar

Sondazh

Poll