Politike

Begaj president, Mediu: Nuk do të marrim pjesë në votim

Mediu tha se nuk ka asgjë për kandidatin për President Bajram Begaj, por nuk ka për të marrë pjesë në votim.

4 Qershor 2022, 17:53 Nga I.A
Begaj president, Mediu: Nuk do të marrim pjesë në votim
Fatmir Mediu

TIRANË- Deputeti Fatmir Mediu ka dekalruar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është kushtetues. Në një deklaratë për mediat, Mediu tha se nuk ka asgjë për kandidatin për President Bajram Begaj, por nuk ka për të marrë pjesë në votim.

"Në emër të kolegëve Shehi, Duka dhe Dule dua të deklaroj se duhet të kishim një proces kushtetues mbi palët. Mund t’ju them që kemi vendosur që duhet të kishte një proces kushtetues për një presidenti mbi palët. Veprimet kanë qenë të një anshme, kundër Kushtetues pasi kandidatura nuk është konsultuar me partitë politike. Nuk kemi asgjë me kandidatin por nuk do të marrim pjesë në votim pasi procesi kërkonte një marrëdhënie mes palësh, pavarësisht nëse do të kishte apo jo dakortësi," tha Mediu.

Sondazh

Poll