Politike

Begaj si president, Salianji: Nuk do të marrë pjesë në votim

Gjatë një deklarate për mediat, Salianji deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votimin që do të bëhet për kandidaturën e Begaj.   

4 Qershor 2022, 17:51 Nga DOSJA

Begaj si president, Salianji: Nuk do të marrë pjesë në votim

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar bojktin e PD-së në seancën e sotme plenare. Gjatë një deklarate për mediat, Salianji deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votimin që do të bëhet për kandidaturën e Begaj.   

“Partia Demokratike është djegur, por mban kosto nga e kaluara.Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është padiskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces. Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxorri Presidentin nga zarfat e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim”, tha Salianji.

Sondazh

Poll