Politike

Begaj si President, Duma: Duhet të heqim dorë nga bojkotet

Gjatë një deklarate për mediat, Duma nuk deklaroi nëse do të votonte apo jo. 

4 Qershor 2022, 17:48 Nga I.A

Begaj si President, Duma: Duhet të heqim dorë nga bojkotet

TIRANË- Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar se nuk do e bojktojë seancën plenare për të votuar kandidatin për President Bajram Begaj. Gjatë një deklarate për mediat, Duma nuk deklaroi nëse do të votonte apo jo. 

"Kam qenë kundër bojkoteve edhe në momentet më jetike të PD-së. Edhe në ato momente megjithë dyshimet që kam pasur, kam bërë kritikë ndaj bojkoteve. Institucionet kanë peshën e vet dhe për këtë arsye e vetmja gjë që nqa çon drejt një force politike serioze është të heqim dorë nga bojkotet. Profilin e njoh pak individin Bega. Nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet. Ritmi i karrierave në ushtri ka një vlerësim të vetin. E di që ka shumë për të bërë që institucionet të jenë më demokratike. Presidenti i duhej lënë opozitës. Ne duhet ti japim peshë insituiconeve. Si do votoni? Do ta shikoni kur të jem aty," tha Duma.

 

 

 

Sondazh

Poll